Ofertë!

Neostrata Repair Cellular Restoration

Çmimi origjinal qe: 8.900,00 L.Çmimi i tanishëm është: 7.120,00 L.

Krem nate rigjenerues për lëkurën.

Përshkrim

NeoStrata Skin Active Cellular Restoration Night Cream është një krem i cili rigjeneron qelizat, rindërton matriksin e thellë të lëkurës dhe redukton dëmtimin oksidativ duke bërë të mundur që lëkura të jetë sa më e fortë, e butë dhe rrezatuese.

Kjo formulë përmban ekstrakte të qelizave të mollës, të cilat mbrojnë dhe zgjasin jetën e qelizave të lëkurës duke ndihmuar në shtyrjen e proçesit të plakjes.

Peptidet dhe Acidi Glikolik nxisin prodhimin e kolagjenit dhe GAG-s, duke realizuar mbushjen e lëkurës në mënyrë që rrudhat të zbuten nga brenda jashtë.

Një kombinim i fuqishëm i antioksidantëve si Acid Maltobionik dhe Glukonolaktonet ndihmojnë në stimulimin e riparimit të shtresave të thella të lëkurës duke ndryshuar metalet oksiduese të dëmshme dhe duke neutralizuar enzimat MMP për të parandaluar shkatërrimin e kolagjenit.
Përveç kësaj, ekstrakti i farave të rrushit, një polifenol i njohur për vetitë e tij antiinflamatore, së bashku me ekstraktet antioksiduese të shegës, boronicës dhe acai-t, sigurojnë mbrojtjen e qelizave kundër plakjes nga agjentët e jashtëm mjedisorë.

NeoStrata Cellular Restoration është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përvec atyre sensitive.

Aplikimi

Aplikojeni në darkë në fytyrë dhe qafë pas pastrimit të lëkurës.

Kujdes:
Ky produkt përmban Alfa Hidroksi Acide (AHA) që mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit dhe veçanërisht mundësinë e djegies prej tij. Përdorni një krem mbrojtës me spf dhe kufizoni ekspozimin në diell gjatë përdorimit të këtij produkti.

Informacion shtesë

Pesha

50 g

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.