Përshkrim
Disa studime sugjerojnë se të paturit në organizëm nivele të larta të vitaminës D ofron një mbrojtje kundër sëmundjeve kancerogjene.
Dozat e larta vitaminës D vijnë në këtë format për tu gëlltitur me lehtësi dhe për tu absorbuar shpejt. Mbështetur në një studim të bërë nga Shoqata Kanadeze e Kancerit dhe Shoqata Kanadeze e Dermatologjisë mjekët rekomanduan se doza ditore për të rriturit kanadez deri në moshën 50 vjecare duhet të jetë 200-1000 IU.
Nivelet e larta të vitaminës D dhe kalciumit në organizëm lidhen me nivele të ulta të sëmundjeve kancerogjene duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, kancerin kolorektal,kancerin e zorrës së trashë.
Burimi kryesor i marrjes së vitaminës D është ekspozimi në diell. Disa faktorë si shtrirja gjeografike, dimri, smogu, vendosja e kremrave mbrojtës reduktojnë eksozimin në diel, rrjedhimisht ulen edhe nivelet e vitaminës D në organizëm.
Nivelet e larta të vitaminës D në organizëm që në moshë të re parandalojnë rakitizmin dhe osteomalacinë (zbutjen e kockave) kur rritemi. Mungesa e vitaminës D lidhet edhe me dobësimin e muskujve dhe dhimbjen në përgjithësi.
Duke përdorur tabletat Softgel do të maksimizoni nivelet e vitaminës D në organizëm pa qenë nevoja të ekspozoheni të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme UVB. Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve dhe në përthithjen e kalciumit dhe fosforit.
Veçoritë e produktit
Cdo kapsulë softgel si përbërës kryesorë përmban Vitamina D3 (Kolecalciferol) 25 mcg (1000 IU).
Përbërësit jo mjekësorë janë: xhelatinë, glicerinë, ujë i purifikuar.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.